Ka përfunduar ndeshja Angli – Shqipëri.
Ishte një dominim i jashtëzakonshëm i “Tre Luanëve”, të cilët triumfuan me rezultat 5 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Maguire, Henderson dhe Harry Kane 3x, shënuan golat për vendasit.
Sulmuesi i Tottenham shënoi një hat-trick (18, 33 dhe 45 minuta) dhe barazoi rekordin e golashënuesit më të mirë të kombëtares angleze në ndeshjet zyrtare, ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney – trajner aktual i Derby County, me 37 gola. .



