Zëvendëspresidentja Kamala Harris i telefonoi presidentit të zgjedhur, Donald Trump të mërkurën për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje, kështu ka thënë një ndihmës i lartë i saj.
Personi foli në kushte anonimiteti për të diskutuar thirrjen, raporton AP.
Ndihmësi ka theksuar se Harris diskutoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit me Trump përpara fjalimit të saj të planifikuar për koncesion të mërkurën pasdite.
Harrisi pas pak orëve pritet të mbajë fjalimin e saj.