Një analist politik ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme në Amerikë do të kenë ndikim të rëndësishëm në çështjet e Kosovës.
Jeton Halimi për GazetaBlic tha se, se politikat e Republikaneve, veçanërisht ato të ish-presidentit Trump, i cili sipas tij, ka lidhje me Putinin e Rusisë, nuk janë të mira për establishmentin e Kosovës.
“Zgjedhjet në Amerikë do të ndikojnë në çështjet e Kosovës, sidomos politikat e Republikaneve dhe ish-presidentit Trump, i cili ka raportet me Putinin e Rusisë. Këto nuk janë të mira për establishmentin e Kosovës”, tha Halimi.
Ai e vlerëson Harris si një figurë të fortë në fushatë, duke e përshkruar atë si “shumë të përmbajtur ndaj kundërkandidatit Trump.”Analisti gjithashtu theksoi rëndësinë e ndihmës amerikane për popullin e Kosovës.
“Shpresojmë shumë që demokratët do të fitojnë përsëri dhe kanë një kandidate femër si Kamala Harris. Shto këtu faktin se ka bërë një fushatë shumë të mirë dhe ka qenë shumë e përmbajtur ndaj kundërkandidatit Trump.Demokratët kanë politika shumë të qarta për Kosovën dhe e dinë shumë mirë që populli i Kosovës ka nevojë për ndihmën e Amerikanëve. Jo rastësisht e përkrahin Kosovën në çdo aspekt për t’u forcuar më shumë”, thotë Halimi.
Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi thotë se zgjedhjet në Amerikë do të ndikojnë në Kosovë, veçanarisht qasja e ëashington karshi dialogut me Serbinë.
Bislimi për GazetaBlic theksoi se, demokratët “duan të kryejnë punë duke provuar të kënaqin të gjithë, gjersa republikanët janë goxha unilateralistë, pra, nuk mërzitën fort për të tjerët por fokusohen në objektivat e tyre”.
“Normalisht se rezultati i ketyre zgjedhjeve do ndikojë në mbarë botën e po ashtu edhe në Kosovë. Dhe ka arsyeje për këtë sidomos për Kosovën.Me specifikisht, casja e ëashingtonit ndaj dialogut mund të ndryshojë nëse ka ndryshim në qeverisjen e SHBA-ve. Mos të harrojmë, demokratët janë multilateralistë, pra, duan të kryejnë punë duke provuar të kënaqin të gjithë, gjersa republikanët janë goxha unilateralistë, pra, nuk mërzitën fort për të tjerët por fokusohen në objektivat e tyre. Këto janë atribute ideologjike të dy taborreve kryesore politike ne SHBA”, tha Bislimi.
Pavarësisht kësaj, Bislimi thotë se Kosova duhet të jetë e gatshme të ruajë marrëdhëniet me ShBA-të, pasi sipas tij, vendi ynë nuk duhet të dalë nga orbita e interesave gjeostrategjike amerikane ngase është pikerisht kjo orbite që na solli deri tek liria e pavarësia.
“Andaj, neve si klasë politike dhe shtet, duhet të jemi të gatshëm qe të vazhdojmë e ruajmë marrëdhënjen tonë me SHBA në cilindo variant. Dallime mund të kemi, por ato kurrë s’duhet të bëhen hendek në marrëdhenjet Kosovë-SHBA ngase edhe nëse ne kemi të drejtë, fatkeqësisht në kohën e zhvillimeve dinamike ndërkombëtare në të cilën jemi tash, pragmatizmi dhe interesat madhore gjeostrategjike te SHBA-ve marrin prioritet. Kosova asnjëherë s’duhet të dalë nga orbita e interesave gjeostrategjike amerikane ngase është pikerisht kjo orbite që na solli deri tek liria e pavarësia”, tha Bislimi për GazetaBlic.


