Kamala Harris është nisur nga rezidenca e nënpresidentes drejt Universitetit të Howardit, nga ku kishte diplomuar, për ta mbajtur një fjalim në të cilin do ta pranojë disfatën kundër presidentit të zgjedhur, Donald Trump.
Harris ka biseduar tashmë me Trumpin përmes telefonit, për ta uruar për fitoren, sipas një zyrtari të saj. Ekipi i Trumpit e ka konfirmuar bisedën.
Siç raporton Asociated Press, një këshilltar i lartë i Harris ka folur në kushte anonimiteti për thirrjen, duke thënë se Harris diskutoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit me Trump përpara fjalimit të saj të planifikuar të mërkurën pasdite.