Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves u takua me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ku e përgëzoi për rizgjedhjen dhe diskutoi planet për zhvillimin e komunës, raporton GazetaBlic.
Hargreaves foli për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë dhe prezantoi iniciativat e Ambasadës për të lidhur bizneset teknologjike britanike me ato kosovare.
“Ishte kënaqësi të takoja sot në mëngjes Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe biseduam rreth planeve të tij për komunën. Diskutuam gjithashtu për përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 në Prishtinë. Po ashtu, prezantova planet e Ambasadës për lidhjen e bizneseve teknologjike britanike dhe kosovare”, shkruan Hargreaves.


