Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Në një postim në Facebook, Hargreaves e ka falënderuar Ahmetxhekajn për përpjekjet e tij për reforma në RTK.
Ambasadori britanik gjithashtu ka thënë se shërbimi më i mirë i transmetimit publik varet nga tri parime thelbësore: universaliteti i qasjes; saktësinë dhe paanshmërinë; dhe lirinë nga ndërhyrja e qeverisë apo presioni publik.
Ai ka thënë se ambasada do ta ndjekë procesin për emërimin e pasardhësit të Ahmetxhekajt në postin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
“Si kampionë afatgjatë të rekrutimit meritokratik në Kosovë, ne do të ndjekim procesin për të emëruar pasardhësin e tij nga afër për të siguruar që është e bazuar në merita të sigurohet që reforma të vazhdojë dhe pavarësia editoriale të forcohet”, ka shkruar ambasadori në Facebook.