Lajme

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria: Njohja forcon paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

10/30/2025 16:32
nga:Genita C

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Siria si shtet i pavarur dhe sovran, raporton GazetaBlic.

Ai e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe përparimin e saj drejt integrimeve euroatlantike.

Hargreaves theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar pranë Kosovës që nga dita e parë dhe i inkurajon të gjitha vendet të mbështesin pavarësinë, demokracinë dhe të ardhmen shumëetnike të saj.

Sipas tij, njohja e Kosovës kontribuon në paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor.