Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur sot në Ambasadën Britanike anëtarë të Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës (AGK), në një takim të përqendruar në diskutimin për mjedisin mediatik në vend, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur një media të lirë dhe të pavarur, duke e cilësuar atë si thelbësore për një demokraci të shëndetshme.
“Sot prita anëtarë të Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës për një takim në Ambasadë për të folur rreth mjedisit mediatik. Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për të mbështetur median e lirë dhe të pavarur si thelbësore për demokracinë e shëndetshme. Gazetarët bëjnë një punë jetësore, duke kontribuar në llogaridhënie dhe diskursin publik të informuar,” shkroi ai.


