Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, në ”Click” të RTV21 ka theksuar se partia e tij synon një qeveri të ndryshimit, të qëndrueshme dhe të zhvillimit, pa VV-në në udhëheqje.
Ai flet për rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje, për listën e kandidatëve të AAK-së që përfshin njerëz të arsimuar dhe të suksesshëm nga diaspora, dhe thekson se energjia dhe pagat do të jenë prioritet i qeverisë së ardhshme. Haradinaj thekson gjithashtu se besnikëria ndaj partisë është mbi interesin personal, dhe se ndryshimi i sistemit të shërbyesit civil do të bëhet përmes reformave ligjore.
“Ne nuk kemi bërë matje, por po na vijnë nga të tjerët, dhe po shohim që disponimi po rritet. Jemi në rritje, kemi marrëdhënie kredibile dhe po i sqarojmë punët. Kjo është një ndihmë për ndryshimin e vendit. I lus të gjithë qytetarët që e votojnë AAK-në: mos e lini votën në shtëpi dhe mos dilni jashtë vendit. Synojmë një qeveri ndryshimi pa VV. Edhe nëse nuk jemi në qeveri, do të mbështesim qeverinë e opozitës. Nuk mund të presim zgjedhje të reja; do të gjejmë zgjidhjen për presidentin.”, tha Haradinaj.


