Lajme

Haradinaj mbështet vendimin e Kryeministrit Kurti për refuzimin e takimit të 11 majit me Vuçiq

04/29/2021 17:57
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të drejtë refuzimin e ftesës për takim me Vuçiqin me 11 maj që ka bërë Kryeministri Kurti, raporton Gazeta Blic.

Sipas Haradinajt, ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare dhe si i tillë nuk duhet pranuar.

“Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë.
Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.
Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova.
RH