Lajme

Haradinaj: Zgjedhjet zgjidhin ngërçin institucional, por jo problemet e qytetarëve

12/29/2025 12:24
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rezultateve zgjedhore duke ngritur shqetësime për gjendjen e vendit, përfshirë krizën energjetike, stagnimin ekonomik, rënien e investimeve, shtrenjtimin e jetesës dhe largimin e të rinjve nga Kosova, raporton GazetaBlic.

Ai tha se megjithëse zgjedhjet e zgjidhin ngërçin institucional, ato nuk i adresojnë problemet e qytetarëve dhe paralajmëroi dobësim të Kosovës në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

Haradinaj theksoi se AAK do ta respektojë vullnetin e qytetarëve, do të reflektojë për proceset e brendshme dhe do të mbajë zgjedhje të brendshme në pranverë, duke falënderuar votuesit dhe aktivistët e partisë.

Postimi i plotë: