Zgjedhjet Lokale

Haradinaj: Zenun Elezaj i ka dhënë impuls të jashtëzakonshëm zhvillimit në Klinë

11/11/2021 20:07
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar punën e kryetarit të Klinës Zenun Elezaj, duke e quajtur të prerë në zbatimin e standardeve të një qeverisjeje të mirë.

“Profesor Zenun Elezaj, një intelektual i shkëlqyer e studiues i pasionuar në fushën e gjeologjisë, i ka dhënë impuls të jashtëzakonshëm përparimit dhe zhvillimit në komunën të cilës i ka prirë. I jashtëzakonshëm në trajtimin dhe frymimin me problemet e qytetarëve të Klinës, i prajshëm e njëkohësisht i prerë në zbatimin e standardeve të një qeverisjeje të mirë! “ ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Tutje ai është shprehur se Elezaj e meriton votën e qytetarëve të Klinës dhe ai sipas tij di si duhet qeverisur në interes të qytetarit.

Postimi i plotë: