Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehu ngushëllime për vrasjen tragjike të ish-kryeministrit japone, Shinzo Abe, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Haradinaj thotë se Abe ishte një mik i madh i Kosovës, teksa vdekjen e tij e cilëson si tronditje për gjithë botën demokratike.
Postimi i plotë:
I tronditur nga lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të ish kryeministrit të Japonisë dhe mikut të madh të Kosovës Shinzo Abe.
Ngushëllimet më të thella për Japoninë dhe popullin e saj, në këtë ditë të rëndë për ta.
Vrasja e ish kryeministrit japonez është lajm i keq për të gjithë botën demokratike!


