Lajme

Haradinaj vlerëson rapsodët e mëdhenj shqiptarë: Aleanca krah trashëgimisë kulturore

12/13/2025 15:20
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar trashëgiminë e rapsodëve të njohur Sali Bajrami, Feriz dhe Ali Krasniqi, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në kulturën shqiptare, raporton GazetaBlic.

Haradinaj njoftoi se gjatë një vizite në odën e tyre u ndanë mirënjohje post-mortem për kontributin e përjetshëm artistik, duke ritheksuar se Aleanca qëndron krah trashëgimisë kulturore.

Postimi i plotë:

“Oooo, moj Kosovë, lum na për ty…”

Kush nuk e ka këndu këtë këngë, kush nuk e ka ndje në shpirt?

Rapsodët e njohur Sali Bajrami, Feriz e Ali Krasniqi, përmes zërave të tyre të paharrueshëm dhe këngëve të mrekullueshme, na mbushën zemrat për dekada. Sot patëm nderin të mikpritemi në odën e tyre, ku muzika dhe shpirti i tyre ende tingëllojnë.

Stili i tyre? I pazëvendësueshëm. Vlera e tyre? E përjetshme.

Të dy këta mjeshtra të melosit shqiptar përfaqësojnë gjithë vlerën artistike.

Atje ndamë mirënjohje post-mortem për shpirtat që ende na frymëzojnë, sepse veprimtaria e tyre nuk harrohet kurrë.

Aleanca, krah trashëgimisë!