Lajme

Haradinaj vizon familjen e Thaçit: Besoj fuqishëm në pastërtinë e luftës sonë dhe pafajësinë e të gjithë bashkëluftëtarëve

08/18/2021 15:27
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme në familjen e prindërve të presidentit Thaçi, shkruan Gazeta Blic.

Haradinaj u ka ndarë medaljen me “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

Tutje Haradinaj thotë se përtjej dallimeve politike beson në pastërtinë e luftës së bashkëluftëtarëve dhe atë të Hashim Thaçit.

Postimi i plotë:

Sot kisha nderin që me bashkëpunëtorë, ta vizitoj familjen e Haxhi dhe Hyre Thaçit, prindërit e Presidentit Hashim Thaçi.

Njëherësh për ta kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

Themeli i lirisë dhe Shtetit të Kosovës është Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari.

Luftë më të drejtë, më të pastër e më fisnike, për çlirim nga pushtimi i egër millosheviqian, nuk do të njohë asnjëherë njerëzimi.

Përtej dallimeve politike, unë besoj fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare, pastërtinë e luftës sonë dhe pafajësinë e të gjithë bashkëluftëtarëve, në këtë rrafsh edhe të Hashim Thaçit!
RH