Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar varrin e heroit Isa Boletini, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai edhe më tutje i bën roje Kosovës, frymëzon brezat, reflekton atdhedashuri, trimëri e sakrificë.
Postimi i tij i plotë:
Vizitën e sotme në Mitrovicë e nisa te varri i njeriut i cili identifikoi fatin e tij personal me fatin e Atdheut.
Isa Boletini edhe më tutje i bën roje Kosovës, frymëzon brezat, reflekton atdhedashuri, trimëri e sakrificë.
Madhështia e këtij populli, qëndron në madhështinë e Heronjve të tij!







