Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vizituar Novosellën për të festuar Krishtlindjet në shtëpitë e mikut dhe bashkudhëtarit politik, deputetit Pal Lekaj, dhe të bashkëluftëtarit Nik Hiseni, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se tradita e festimit të Krishtlindjeve është dëshmi e harmonisë dhe vlerave të përbashkëta që bashkojnë shqiptarët. Haradinaj u shpreh se kjo ditë e shenjtë na kujton fuqinë që rrjedh nga uniteti dhe respekti i ndërsjellë, vlera që janë ruajtur brez pas brezi.
Ai u uroi besimtarëve katolikë Krishtlindje të gëzuara.
E plotë:
Gëzimi i festës së Krishtlindjeve më solli në Novosellë, në shtëpinë e mikut dhe bashkudhëtarit politik, deputetit Pal Lekaj dhe në shtëpinë e bashkëluftëtarit tim Nik Hiseni në Nec.
Tradita e festimit të Krishtlindjeve në familjet tona është dëshmi e harmonisë dhe vlerave të përbashkëta që na bashkojnë si komb. Kjo ditë e shenjtë na kujton se fuqia jonë qëndron në unitetin dhe respektin e ndërsjellë, vlera këto që i kemi ruajtur dhe kultivuar brez pas brezi.
Për shumë mot Krishtlindjet të gjithë besimtarëve katolikë!