Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Kosovë.
Ai u prit nga myftiu Tërnava.
Pas takimit, Haradinaj ka uruar festën e Kurban Bajramit.
“Ta gëzojmë bashkë, t’i gjendemi njëri-tjetrit, të jetojmë me porosinë e kësaj feste, që është sakrifica por edhe solidariteti i ndërsjellë”, ka thënë ai.