Ramush Haradinaj ka vizituar ish-luftëtarin që shtrehoi e ushqeu luftëtarët e lirisë.
Sipas kreut të AAK-së, ani pse duke luftuar me vdekjen, sytë e tij ruajnë shkëlqimin prej një luftëtari të vërtetë, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Baca Gani me pushkë në krah, bashkë me familjen e tij, strehuan, ushqyen, lanë e ndërruan luftëtarët e lirisë, me respekt e dashuri sikur të ishin fëmijët e tyre.
Derisa ai lëngon tash e sa muaj, duke u përballur me vdekjen, sytë e tij ruajnë shkëlqimin e luftëtarit.
Ganiu dhe mijëra bashkëluftëtarë janë arkivi që ruan kujtimet e ditëve të lavdisë. Storiet e tyre do të mbesin të gjalla dhe do të bartin heroizmin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atdhedashurinë brez pas brezi.
RH
/GazeatBlic/