Lajme

Haradinaj viziton familjen Bunjaku: Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të Afrim Bunjakut

09/24/2024 11:28
nga:G C

Në njëvjetorin e vrasjes së heroit Afrim Bunjaku nga terroristët serbë, kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj, e ka vizituar familjen Bunjaku në Vushtrri.

Haradinaj ka thënë se sot kujtojnë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificës e heroit Afrim Bunjaku.

“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.”

Haradinaj ka shtuar se familjes Bunjaku ua ka shprehur respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrim Bunjakut.

“Në njëvjetorin e rënies, zhvillova homazhe pranë varrit të tij dhe vizitova familjen e tij në Samadrexhë të Vushtrisë. Me këtë rast, bashkëshortes së tij, Lumnijes, vajzës Arbenitës, djemve Jetlumit e Fatlumit dhe gjithë familjes Bunjaku, u shpreha respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.”

Ai në fund ka shkruar se Kosova dhe qytetarët e saj do ta kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Afrim Bunjaku.