Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar fshatin Bec të Gjakovës, ku u prit nga Muharrem Musa në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, raporton GazetaBlic.
Haradinaj vlerësoi kontributin historik të këtij fshati për lirinë e atdheut, duke kujtuar edhe bashkëluftëtarët me të cilët, siç tha, pati nderin të ishte krah për krah gjatë luftës çlirimtare.


