Ramush Haradinaj përmes një shkirmi në rrjetin social Facebook ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisë Kurti siç ai e quan qeveria në largim.
Haradinaj thotë se shkëputja totale e kësaj qeverie në largim nga realiteti i qytetarëve të Kosovës është e thellë.
Ai thekson se ‘vendimi i ministres në detyrë, Fitore Pacolli, për të ndaluar transportin e materialeve ndërtimore në Bjeshkët e Nemuna, me arsyetimin e mbrojtjes së ekosistemit, është një shembull i qartë i një qasjeje të paditur dhe të shkëputur nga realiteti’.
“Pa e njohur terrenin, pa e kuptuar jetën e njerëzve që jetojnë atje dhe pa ndjerë vështirësitë e tyre, po merren vendime që godasin drejtpërdrejt familjet, fshatrat dhe ekonominë lokale. Rugova dhe Bjeshkët e Nemuna nuk janë thjesht një zonë natyrore në hartë, ato janë zona të banuara me 13 fshatra, ku njerëzit jetojnë, ndërtojnë, punojnë dhe përpiqen të zhvillojnë ekonominë e tyre në kushte tashmë të vështira infrastrukturore” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.
‘Në vend që kjo perlë turistike e Kosovës të mbështetet me investime në rrugë, infrastrukturë dhe zhvillim të qëndrueshëm, po përballet me vendime që rrezikojnë ta izolojnë dhe ta mbysin çdo mundësi zhvillimi’ thekson Haradinaj në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:


