Lajme

Haradinaj uron Zenun Elezaj për fitoren: I sigurt se pas pak ditësh, Klina do ta konfirmojë fitoren e Aleancës

10/13/2025 12:07
nga:G B

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Klinë, për “t’i uruar kryetarit Zenun Elezaj për fitoren bindëse”, raporton Gazeta Blic.

Ai është shprehur i bindur se pas pak ditësh, Klina do ta konfirmojë fitoren e Aleancës.

Postimi i tij i plotë:

Sot në Klinë për t’i uruar kryetarit Zenun Elezaj për fitoren bindëse. Vërtet, kryetari Elezaj është vlerë e shtuar për Klinën. Ai ka rreth vetes njerëz profesionistë e me vlera, që çdo ditë bëjnë më të mirën për qytetarët, si në Asamble, ashtu edhe në ekzekutiv.

Jam krenar për rezultatin dhe i sigurt se pas pak ditësh, Klina do ta konfirmojë fitoren e Aleancës.