Lajme

Haradinaj uron ushtrinë e SHBA-ve në 247 vjetorin e themelimit: Krenar që ushtria jonë qëndron përkrah tyre

06/14/2022 08:39
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar ushtrimë e SHBA-ve në 247-vjetorin e themelimit të saj, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka falënderuar për ndihmën ndaj Kosovës dhe popullit të saj, momentet vendimtare historike dhe përkrahjen e vazhdueshme, derisa ka shtuar se është krenar që ushtria jonë qëndron përkrah tyre.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbron lirinë, demokracinë, paqen dhe sigurinë botërore. Sot në 247-vjetorin e themelimit të saj, kujtojmë sakrificën, trimërinë dhe përkushtimin e burrave dhe grave që shërbyen e shërbejnë në këtë ushtri dhe që janë bërë frymëzim për ushtritë dhe demokracitë në botë.

Në këtë ditë historike, urojmë popullin, Ushtrinë dhe institucionet amerikane, me falënderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën që i dhanë Kosovës dhe popullit të saj në momentet vendimtare historike dhe për mbështetjen që vazhdojnë të ofrojnë për një Kosovë e rajon më stabil e më të sigurt.

Krenar që Ushtria jonë qëndron përkrah tyre në shumë misione të paqes, me shpresën që të bashkëpunojmë edhe më ngushtë në Aleancën Veriatlantike NATO.

Urime ditëlindja! #247 U.S.ARMY