Lajme

Haradinaj uron Thaçin: Shpresoj që dollinë do ta ngrehim në ditëlindjen tënde të radhës

04/24/2021 18:05
nga:M K

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka uruar ish-presidentin, Hashim Thaçi me rastin e datëlindjes së tij të 53-të.

Ai ka thënë se shpreson që dollinë e festës ta ngrehin në datëlindjen e radhës së Thaçit.

“Kjo qoftë ditëlindja më e keqe e jetës tënde, shpresoj që dollinë do e ngrehim në ditëlindjen tënde të radhës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Aktualisht Hashim Thaçi është në paraburgim në Hagë.

LEXO EDHE:

Shmangia e pashpresë nga finalja e dialogut