Lajme

Haradinaj uron Pashkët, shpreson në njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë

03/30/2024 22:32
nga:Sh R

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë besimtarët katolik dhe të krishterë me rastin e festës së Pashkëve.

Haradinaj tha se populli shqiptar mbijetoi në rrethana të vështira ndër vite, ndërsa shqiptarët qëndruan baskë pa dallim dhe kjo e bëri popull të veçantë.

“Uroj që edhe kjo festë, të na gjejë të bashkuar, të sjellë bekim e begati në çdo familje. Uroj posaçërisht Imzot Dodë Gjergjin dhe Kishën Katolike në Kosovë. Urim të veçantë për Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”, shkroi Haradinaj.