Lajme

Haradinaj uron muajin e shenjtë të Ramazanit: Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore

04/12/2021 13:28
nga:Q R

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj uroi sot të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit, përcjell GazetaBlic.

Haradinaj tha se ky muaj forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës dhe faljes mes njerëzve, vlera këto të popullit tonë gjatë gjithë historisë së tyre.

‘Muaji i Ramazanit forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë tërë historisë së tyre’.

Haradinaj po ashtu uroi edhe myftiun Naim Tërrnava, Bashkësinë Islami dhe gjithë besimtarët e fesë islame kudo që ndodhen në Kosovë, Diasporë e gjitha trevat shqiptare, duke uruar që ky muaj të sjellë të mira shpirtërore e duke i’u uruar të gjithëve agjërim të lehtë e të pranueshëm.

‘Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie. Agjërim të lehtë e të pranueshëm!’, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Muaji i Ramazanit forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë tërë historisë së tyre.

Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Diasporë dhe trojet shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit!

Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.

Agjërim të lehtë e të pranueshëm!

RH

Qeveria Kurti paralajmëron kthimin e reciprocitetit me Serbinë, dhe shtetet tjera që veprojnë një anshëm me Kosovën