Lajme

Haradinaj uron Krishtlindjen: Shpresojmë në njohjen sa më parë nga “Selia e Shenjtë”

12/24/2023 18:31
nga:G C

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka uruar për festën e Kërshëndellave.

Haradinaj me këtë rast tha se uron që kjo festë të sjellë paqe në çdo shtëpi dhe të ndriçojë rrugën për një vit të plotë harmonie.

Ish-kryeministri theksoi se shpreson në njohjen sa më parë të Kosovës nga “Selia e Shenjtë”.

“Për ju dhe familjet tuaja, dëshiroj një jetë të mbushur me paqe, shëndet dhe lumturi!”, tha Haradinaj.