Lajme

Haradinaj uron Kapitenin e Policisë së Kosovës që diplomoi në Akademinë e FBI në ShBA

03/22/2023 16:39
nga:Genita C

Sot ka diplomuar në FBI- Akademia Kombëtare e Byrosë Federale të Hetimeve, kapiten Salihu. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka thënë se sukseset e Kapitenit Salihu dhe udhëheqësve të tjerë të Policisë së Kosovës na bëjnë krenarë të gjithëve.

Po ashtu, Haradinaj i ka falënderuar ShBA-të për ndihmën në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë.

“Radhës së udhëheqësve të Policisë së Kosovës të cilët kanë diplomuar në FBI – Akademia Kombëtare e Byrosë Federale të Hetimeve, sot iu shtua edhe Kapiteni Salihu.

Sukseset e Kapitenit Salihu dhe udhëheqësve të tjerë të Policisë së Kosovës na bëjnë krenarë të gjithëve!

Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë e ShBA-së në veçanti. Urime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.