Lajme

Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse 

05/05/2024 18:17
nga:G B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. 

Haradinaj me këtë rast ka uruar edhe pjesëtarët dhe institucionet ndërkombëtare.

“Shqiptarëve ortodoksë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sinodit të shenjtë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët!”, është shprehur Haradinaj.