Lajme

Haradinaj udhëton drejt SHBA-ve për vizitë zyrtare, kjo është agjenda e tij

05/06/2022 17:34
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot drejt Shtetve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e ka bërë të ditur për GazetaBlic, zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka teksa ka folur edhe për agjendën e Haradinajt.

“Haradinaj do të takohet me kongresmenë, anëtar të Administratës Biden, me personalitete të tjera politike e te sigurisë, si dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan”, u shpreh Blaka.