Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje tek të gjithë pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre që mos të udhëtojnë nëpër Serbi, raporton GazetaBlic.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se të gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.
“Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.
Mos e bëni këtë!”, ka thënë ai.