Lajme

Haradinaj thirrje diasporës: “Votoni për sigurinë e përjetshme të Kosovës!”

08/31/2024 12:41
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen si votues dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Në një video të postuar në Facebook, Haradinaj i ka ftuar bashkatdhetarët e tij të votojnë për sigurinë e përjetshme të Kosovës.

Haradinaj ka theksuar se AAK-ja po punon për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

VIDEO E PLOTË: