Lajme

Haradinaj të premten takohet me Kabashin dhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Prizrenit

10/07/2021 19:46
nga:Gazeta Blic

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë të premtes do vizitoj kandidatin për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi dhe kandidatët për kuvend komunal.

Sipas një njoftimi të lëshuar për media nga AAK, thuhet se takimi do të zhvillohet nga ora 15:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Prizrenit, nesër në ora 15:00, kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj do të vizitojë qytetin tonë, ku do takohet me kryetarin e degës së AAK-së, kandidatin tonë për kryetar të Komunës z.Lulzim Kabashi dhe kandidatët për Kuvendin Komunal.

Pas vizitës në qytetin tonë, në ora 17:30, kryetari Haradinaj do të vizitoj edhe fshatin Zhur.
Ju mund të jeni pjesë e takimeve, konform rregullave dhe masave të vendosura nga IKSHPK dhe MSH për mbrojtje nga Covid-19.