Lajme

Haradinaj: Të bëhemi bashkë që ta ndalim degradimin e Kosovës

05/02/2024 20:04
nga:Y I

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një takimi me struktura të të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj, sot ka shënuar përvjetorin e 24 të themelimit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalën e tij para të pranishmëve, ka thënë se Aleanca është krijuar në momente vendimtare për vendin.

“Aleanca është krijuar në momente vendimtare për vendin. Në kohën kur sapo kishim dalë nga një luftë shkatërrimtare dhe kur kërkohej kontributi i secilit prej nesh, jo vetëm për ndërtimin e vendit, por edhe për shërimin e plagëve të kësaj lufte, e për paqëtimin e shoqërisë që në vitet e para të pasluftës, ishin mundu me e nda në dysh; në NE që na quanin “krahu i luftës” dhe në ata që i quanin “krahun e rreziztencës paqësore”, ka thënë Haradinaj.