Lajme

Haradinaj takon senatorin Thom Tillis: Roli i SHBA-së në Kosovë është më i rëndësishmi si për nga historia poashtu edhe e ardhmja demokratike

02/01/2023 20:19
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në kuadër të agjendës së tij ka ka takuar senatorin Thom Tillis.

Haradinaj tha se senatorit Tillis, i konfirmoi se Kosova është e fokusuar dhe mishëruar me ShBA-në dhe këshillat dhe politikat që i rekomandohen dhe kërkohen.

Tutje Haradinaj tregoi që e falënderoi Tillis, për përpjekjet e vazhdueshme të ShBA dhe përshkushtimin e tij personal që Kosova të funksionojë si shtet i lirë dhe sovran.

“Në vazhdën e vizitës në ShBA, takova senatorin Thom Tillis.

Senatorit Tillis i rikonfirmova që Kosova është e fokusuar dhe mishëruar me ShBA dhe këshillat e politikat që na rekomandohen dhe kërkohen nga ta. Roli i ShBA në Kosovë është më i rëndësishmi si për nga historia poashtu edhe e ardhmja demokratike.

“E falënderova Senatorin Tillis për përpjekjet e vazhdueshme të ShBA, që Kosova të funksionojë si shtet i lirë, sovran, demokratik dhe unik për nga vlerat” , ka shkruar Haradinaj në Facebook.