Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim të hapur dhe miqësor me kongresmenin amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, raporton GazetaBlic.
Ai falënderoi Self për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës dhe riafirmoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si rrugë të ardhme për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.
Haradinaj e cilësoi bashkëbisedimin si një nder të veçantë, duke vlerësuar përvojën e gjerë të kongresmenit në Forcat Speciale dhe misione ndërkombëtare.


