Lajme

Haradinaj takon Gjukanoviqin, i kërkon që të bëhet demarkimi i kufirit

05/19/2022 14:51
nga:N M

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar presidentin e Malit të Zi Milo Gkukanoviq, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror.

Postimi i Haradinajt:

Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona, kaloi dhe takimi me Presidentin Milo Gjukanoviq.
Bashkë do të qëndrojmë përballë çdo rreziku që ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit, bashkë në rrugën euroatlantike, bashkë në agjendat e tjera me rëndësi për të dyja shtetet, e po ashtu bashkë do të bëjmë realitet edhe obligimet që kemi marrë, për të përmbyllur me sukses demarkimin e kufirit, me korrigjim në sektorët e caktuar.
Falënderova Presidentin për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe gatishmërinë e Malit të Zi për të përkrahur antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO dhe Këshillin e Evropës.