Lajme

Haradinaj takon Gjeneralin Timothy Orr në Ditën e Veteranëve: “Një mik i dëshmuar i Kosovës”

11/11/2024 21:00
nga:G C

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për veteranët e Kosovës, duke ndarë momente të veçanta me Gjeneralin Timothy Orr, një mik të dëshmuar të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar se ishte një nder për të të bashkëbisedonte me Gjeneralin Orr, i cili ka kontribuar përpjekjeve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ai gjithashtu ka shfrytëzuar këtë mundësi për të uruar të gjithë veteranët e Kosovës dhe për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre të paçmuar.

E plotë:

E kisha për nder që sot në Ditën e Veteranëve, bashkë me Gjeneral Gashin të ndaja momente me Gjeneralin Timothy Orr, një mik i dëshmuar i Kosovës. Përmes Gjeneralit Orr, i uroj të gjithë Veteranëve këtë ditë të veçantë dhe nga zemra i falënderoj për shërbimin! Zoti e bekoftë Kosovën dhe Amerikën🇺🇸🇽🇰