Lajme

Haradinaj takon ambasadorin e Turqisë, diskutohet thellimi i marrëdhënieve bilaterale

8 ditë më parë
nga:G C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ku diskutuan për zhvillimet aktuale në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe ekonomisë, raporton GazetaBlic.

Haradinaj shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.

E plotë:

Pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

Njëkohësisht, ambasadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e shtetit turk.