Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim sot ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kanë biseduar rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapave të mëtejshëm drejt integrimit evropian.
Postimi i tij i plotë:
Takimi me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, konfirmoi edhe një herë rëndësinë e partneritetit tonë me BE-në. Mes tjerash, me Ambasadorin bashkëbiseduam rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapave të mëtejshëm drejt integrimit evropian.
Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin tonë të përbashkët. Vlerësoj angazhimin e BE-së në forcimin e demokracisë dhe institucioneve tona, duke qenë se proceset zgjedhore të besueshme janë tregues i pjekurisë sonë politike dhe aspiratave evropiane


