Lajme

Haradinaj takon ambasadoren Boven: Holanda vazhdon të jetë zë i fuqishëm për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe rrugëtimin drejt NATO-s

12/02/2024 13:32
nga:G C

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Haradinaj ka thënë se me ambasadoren holandeze kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, si dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova.

“Kosova sot gëzon mbështetjen e palëkundur të miqve tanë ndërkombëtarë në rrugëtimin drejt NATO-s. Prita sot në takim, ambasadoren holandeze Karin Boven. Diskutuam së bashku për zhvillimet politike në vend, si dhe sfidat në të cilat po kalon Kosova”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se mbështetja e Holandës në procesin e integrimit në NATO është thelbësore për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë.

“Holanda vazhdon të jetë një zë i fuqishëm për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Mbështetja e tyre në procesin e integrimit në NATO është thelbësore për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë. Bashkëpunimi me partnerët tanë strategjikë po krijon mundësi konkrete për një të ardhme më të mirë. Anëtarësimi direkt në NATO do të sjellë investime të reja, vende pune cilësore dhe një standard më të lartë jetese për çdo qytetar të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.