Lajme

Haradinaj takohet me kongresisten McClain, e fton për vizitë në Kosovë

01/31/2024 22:19
nga:G B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në ShBA është takuar me kongresisten Lisa McClain.

Haradinaj tha se McClain është mike e madhe e shqiptarëve në ShBA, e cila sipas tij, është edhe bashkëkryesuese e Komitetit për Çështje Shqiptare në Kongresin Amerikan.

“Bashkë patëm një diskutim të frytshëm për zhvillimet politike dhe temat që i lidhin dy vendet tona. Znj. McClain i shpreha falënderim të veçantë për angazhimin dhe kujdesin për vendin tonë dhe në shërbim të interesit shqiptar në ShBA”, shkroi Haradinaj.