Lajme

Haradinaj-Stublla: Pse Kosova duhet të fajësohet për avancimin e sundimit të ligjit në territorin e saj

02/04/2024 14:16
nga:Sh R

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, thotë se pasojat serioze për sigurinë në veri të Kosovës janë si rezultat i dialogut të padefinuar me Serbinë.

Gjithashtu, thotë se si rezultat i kësaj u lejua që Serbia të vazhdojë e pasanksiounar për moszbatim të marrëveshjes ekzistuese.

Ndërkohë, Haradinaj-Stublla ka renditur disa nga “mangësitë” e dialogut.

Ajo thotë se ende nuk është funksionalizuar kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht nga marrëveshja IBM që është nënshkruar më 2011, duke shtuar se si pasojë e kësaj është lejuar që të hyjnë të papenguar kriminelët dhe kontrabanda me armë e mallra.

Ende nuk kemi kufij të funksionalizuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – pavarësisht se marrëveshja IBM është nënshkruar në vitin 2011 – duke lejuar kështu kriminelët dhe kontrabandën (armë dhe mallra të tjera) të hyjnë të papenguar në Kosovë;

Ende nuk kemi liri të lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës për qarkullim të përgjithshëm – pavarësisht se në vitin 2014 është nënshkruar marrëveshja për hapjen e Urës së Ibrit – duke mundësuar kështu mbajtjen/izolimin e enklavave ilegale serbe pa bashkëpunim me autoritetet e Kosovës;

Ende nuk kemi shpërbërje reale të strukturave paralele të paligjshme të Serbisë në Kosovë dhe ndërprerje të pagave nga Serbia – pavarësisht se Marrëveshja e Integrimit të Mbrojtjes Civile është nënshkruar në vitin 2015 – duke lejuar kështu fuqizimin e bandave kriminale të Serbisë për të kërcënuar dhe frikësuar serbët në veri (dhe kërcënuar sigurinë si psh. agresioni në Banjskë)”, ka shkruar ish-ministrja në Facebook.

Për fund, ajo ka shkruar se pse Kosova duhet të mbetet e bllokuar drejt BE-së dhe të fajësohet për avancimin e sundimit të ligjit në territorin e vetë, ndërkohë që Serbia vendosmërisht të mbetet qendër kryesore ruse në Ballkan.