Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, duke e konsideruar shqetësues këtë rast.
Ish-kryediplomatja kosovare, Haradinaj-Stublla,ka thënë se “pavarësisht rrethanave, raportimet për arrestimin e kryetarit të Tuzit dhe liderit të Alternativës Shqiptare z.Nik Gjeloshaj sonte në Podgoricë janë shqetësuese”.
“Uroj që Kosova e Shqipëria bashkë të interesohen përmes kanaleve zyrtare për gjendjen e kryetarit Gjeloshaj, e po ashtu në vazhdimësi e me pak më shumë seriozitet për situatën e përgjithshme të shqiptarëve në Mal të Zi”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në një postim në Facebook.
Sipas mediave malazeze raportohet se Gjeloshaj është arrestuar të premten.
Arrestohet kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj


