Lajme

Haradinaj-Stublla: E përgëzoj Kurtin për qëndrimin dinjitoz në dialog por nuk e përgëzoj që këtë po e tregon Vuçiq

08/21/2022 14:46
nga:G B

Ish ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka përgëzuar kryeministrin Kurti për qëndrimin dinjitoz që paska mbajtur në takimin e fundit të bisedimeve me Serbinë në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

Por, ajo ka thënë se nuk e përgëzon që këtë nuk e ka treguar vetë ai por po e sqaron Vuçiqi.

Postimi i saj i plotë:

E përgëzoj kryeministrin Kurti për qëndrimin dinjitoz që paska mbajtur në takimin e fundit të bisedimeve me Serbinë në Bruksel, por NUK e përgëzoj pse këtë qëndrim po na e sqaron Vuçiqi e jo ai vetë.

Vetëm transparenca e bashkëpunimi me njëri tjetrin do të ndërtojë unitetin e domosdoshëm politik e popullor përballë Serbisë!