Lajme

Haradinaj: Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën

01/06/2025 17:13
nga:G C

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka theksuar se stadiumi i qytetit të Gjakovës po shndërrohet në një infrastrukturnjë moderne sportive, duke dëshmuar se vizioni dhe përkushtimi i qeverisjes lokale mund të transformojë ëndrrat në realitet, raporton GazetaBlic.

Ai lavdëroi kryetarin Ardian Gjini për udhëheqjen e tij të suksesshme, që ka bërë të mundur këtë transformim, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga niveli qendror.

Haradinaj theksoi se investimet në sport janë investime në rininë dhe të ardhmen e vendit. Stadiumi i Gjakovës, sipas tij, do të bëhet një aset i rëndësishëm për gjithë Kosovën, duke ofruar një hapësirë për zhvillimin e talenteve dhe përkushtim ndaj sportit.

Shkrimi i plotë:

Stadiumi i qytetit të Gjakovës po merr pamjen e një infrastrukture moderne sportive, duke dëshmuar se vizioni dhe përkushtimi i qeverisjes lokale mund të transformojë ëndrrat në realitet. Investimet në sport nuk janë thjesht shpenzime, por investime në rininë dhe të ardhmen e vendit.

Nën udhëheqjen e kryetarit Ardian Gjini, Gjakova po shndërrohet në një model të zhvillimit të qëndrueshëm komunal. Pavarësisht mungesës së mbështetjes nga niveli qendror, kjo komunë po dëshmon se me menaxhim të mirë dhe planifikim strategjik, rezultatet janë të prekshme dhe në shërbim të qytetarëve.

Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën. Do të jetë një shtëpi e re për sportin gjakovar, një hapësirë që do t’i shërbejë gjeneratave të reja dhe do të nxisë talentin vendor. Gjakova po tregon rrugën se si duhet të qeveriset – me vizion, përkushtim dhe rezultate konkrete për qytetarët.