Lajme

Haradinaj: Sot në ditë feste kemi luftë sondazhesh të blera e propagandash!

12/25/2023 22:47
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se sot në këtë ditë feste kemi luftë sondazhesh e propagandash, raporton GazetaBlic.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, nuk mund të ketë dedikim më të mjerë në një ditë feste se sa lufta me sondazhe të blera.

“Shtrenjtim enorm i rrymës e i gjithë artikujve elementarë ushqimor. Kosto e jetesës e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para me pagu sondazhe e rezultatin e tyre! Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë!”, shkruan tutje Haradinaj.

“Propagandë, ndryshimi i vërtetë po vjen” – Abdixhiku publikon statistika të tjera: LDK fiton 35% veç në Prishtinë