Fushata zgjedhore e raundit të dytë që do të mbahet me 14 nëntor, është duke vazhduar nga të gjitha partitë politike, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, është personi më adekuat për të udhëhequr me këtë komunë.
Ai tha se Latifi është njeri i fjalës, i hapur, bujar e që di të nderojë.
Po ashtu, Haradinaj tha se Smajlin edhe sot e shoh të vendosur sa s’ka, në mbrojtje të interesit kombëtar e shtetëror.
“Smajl Latifin e njoh prej kohës kur ka qenë ushtar lirie. Kemi rrugëtuar bashkë edhe në kohë të vështira edhe në kohë lirie e shtetndërtimi. Njeri i fjalës, i hapur, bujar e që di të nderojë.
Smajlin edhe sot e shoh të vendosur sa s’ka, në mbrojtje të interesit kombëtar e shtetëror, me Rahovecin gjithmonë kryefjalë të angazhimit te tij!
Rahoveci ka plot njerëz të mirë, por Smajli është më i miri për të qenë në krye të tij!
Për Rahovecin me Smajlin – 121”, ka thënë Haradinaj.
Zgjedhjet e raundit të dytë do të mbahen këtë të diele më 14 nëntor.