Lajme

Haradinaj: Shqiptarët ndër shekuj janë mbajtur fort për njëri-tjetrin

6 ditë më parë
nga:G C

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar rëndësinë e flamurit kuq e zi dhe të luftës për liri gjatë një ceremonie përkujtimore në Deçiq, ku 114 vjet më parë, Dedë Gjo Luli dhe luftëtarët e Malësisë ngritën flamurin shqiptar.

Haradinaj theksoi se shqiptarët, edhe pse të ndarë nga kufijtë, janë gjithmonë të bashkuar për aspiratat e tyre të përbashkëta.

Ai vlerësoi kontributin e heronjve të kombit dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të ruajtjes së unitetit dhe vlerave të trashëguara nga brezat e kaluar.